Nënshkrimi me turqit për fabrikën, Maqedonci tregon llojet e municioneve që synohen të prodhohen

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje për marrëveshjen me turqit për fabrikën e municionit. Ai tregoi për llojin e municioneve që synohet të prodhohen. “Do të prodhohen municione që përdorim në FSK dhe në Policinë e Kosovës, por edhe armë të tjera që përdoren nga njësitë e këmbësorisë në të gjitha ushtritë e…

Lajme

16/12/2024 21:15

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje për marrëveshjen me turqit për fabrikën e municionit.

Ai tregoi për llojin e municioneve që synohet të prodhohen.

“Do të prodhohen municione që përdorim në FSK dhe në Policinë e Kosovës, por edhe armë të tjera që përdoren nga njësitë e këmbësorisë në të gjitha ushtritë e vendeve të NATO-s. Fillimisht është menduar të prodhohen municione 5.56 milimetra, që është një municion standard për armët e këmbësorisë si dhe municioni 7.62 milimetra, që është municion që përdoret në mitrolezët e lehtë, pasi këto municione janë ato që më së shumti shpenzohen”, ka deklaruar Maqedonci në RTK.