Nenad Rashiq siguron ulësen në Kuvend
Politikani serb Nenad Rashiq, i cili udhëheq me partinë për Liri Drejtësi dhe Mbijetesë e ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kështu konfirmojnë rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas KQZ-së, Rashiq ka arritur t’i marrë 3 mijë e 828 vota.
