Nenad Rashiq flet për polarizimin në serbë të Gjuriqit dhe serbë të Vullinit
Lideri dhe deputetin i Partisë Progresive Demokratike në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq deklaroi sot se mungesa e përfaqësuesve serbë nga seanca e sotme e Kuvendit, për shkak të polarizimit në serbë të Marko Gjuriqit dhe ata të Aleksandar Vullinit” nuk i kontribuon zgjidhjes së problemeve të serbëve në Kosovë.

Lajme
“Sot në seancën parlamentare ndodhi që nuk ishin të gjithë përfaqësuesit serbë të pranishëm për arsye të polarizimit në serbë të Gjuriqit dhe serbë të Vullinit. Po e teprojmë me serbizim, ndërsa shumë pak me probleme praktike”, deklaroi Rashiq në tryezën e rrumbullakët kushtuar lirive dhe të drejtave të njeriut.
Nenad Rashiq dhe drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq
Sipas fjalëve të drejtorit të Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd, Dushan Janjiq, janë të mundshme dy rezultate: ose do të ndodhë përparimi në normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, që do të dërgojë në hapjen e negociatave Serbi-BE në qershor, ose “sërish i tërë procesi do të futet në qorrsokak deri në vjeshtë”.