Nëna me mbi peshë kanë gjasa të lindin fëmijë me një sëmundje të rrezikshme

17:00 | 12 Korrik 2019

Fëmijët të lindur nga nëna me obesitet kanë gjasa të zhvillojnë sëmundjen e kancerit, gjasat janë rreth 57%.

Hulumtuesit të cilët analizuan rreth 2 milion lindje dhe 3000 raste të kancerit në Pensilvani, besojnë  se depërtimi i insulinës në vendet më të rëndësishme në fetus, mund të çoj deri tek ndryshime të rrezikshme në qeliza dhe që mund të çojnë në sëmundje të ndryshme.

Lidhja është e fortë, nënat duhet të pengohen nga ushqimi i shpejtë dhe ushqimi i tepërt.

Doktorët thonë se ende nuk e dimë sigurt nëse kjo mund të jetë një prej faktorëve, por besojmë që ky studim do të vërtetoj më të vërtet këto supozime, dhe të jetë motivim që gratë të humbin peshë.

Ekipet e hulumtimit, morën të dhënat e lindjeve dhe regjistri të kancerit nga viti 2003 e deri në vitin 2016. Ata gjeten se fëmijët e lindur nga nënat obeze, dhe konkretisht në moshë më të madhe – kishin 57% gjasa të zhvillojnë sëmundjen e leokemisë, para moshës 5 vjeçare. /Lajmi.net/