Nëna e zyrtarit të rrëmbyer serb kërkon vëmendje institucionale për fatin e të birit, i bën thirrje edhe KFOR-it që të angazhohet

Dragana Vukaśinović, nëna e zyrtarit të rrëmbyer dhe të plagosur nga, siç është raportuar, grupi i armatosur terrorist, ka kërkuar vëmendje dhe veprim institucional për zbardhjen e fatit të djalit të saj. Ajo u ka bërë thirrje veçanërisht përgjegjësve për sigurinë kufitare, përfshirë misionin e KFOR-it, që të angazhohen më shumë në ndriçimin e rastit…

Lajme

13/11/2025 15:06

Dragana Vukaśinović, nëna e zyrtarit të rrëmbyer dhe të plagosur nga, siç është raportuar, grupi i armatosur terrorist, ka kërkuar vëmendje dhe veprim institucional për zbardhjen e fatit të djalit të saj.

Ajo u ka bërë thirrje veçanërisht përgjegjësve për sigurinë kufitare, përfshirë misionin e KFOR-it, që të angazhohen më shumë në ndriçimin e rastit dhe në sigurimin e drejtësisë për të birin, raporton lajmi.net

Ndërkohë, sipas burimeve zyrtare, vazhdojnë kërcënimet ndaj qytetarëve serbë në veri të vendit, për t’i braktisur institucionet e Republikës së Kosovës dhe për të mos bashkëpunuar me autoritetet kosovare./Lajmi.net/