Nëna e Sterlingut si Jose Mourinho
Ylli i ri i Liverpoolit, Raheem Sterling ka thënë se nëna e tij sillet sikur të ishte Jose Mourinho. Mesfushori anglez ka njoftuar se nëna e tij Nadine, e këshillon atë se çka ka bërë mirë, e qka keq në fushën e lojës. “Nëna ime mendon se e njeh futbollin”, deklaroi 19-vjeçari për tabloidin britanik…
Sport
Ylli i ri i Liverpoolit, Raheem Sterling ka thënë se nëna e tij sillet sikur të ishte Jose Mourinho.
Mesfushori anglez ka njoftuar se nëna e tij Nadine, e këshillon atë se çka ka bërë mirë, e qka keq në fushën e lojës. “Nëna ime mendon se e njeh futbollin”, deklaroi 19-vjeçari për tabloidin britanik Daily Star.
“Ajo mendon se është Jose Mourinho. Ajo nganjëherë e tepron me fjalë por gjithmonë e dëgjoj. Mundohem ta dëgjoj sepse shumicën e gjërave që i thotë janë të vërteta”, shtoi Sterling i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij deri më tani gjatë këtij sezoni.
“Ajo sigurisht se më tregon kur nuk kam bërë diçka ashtu siç duhet. Kam pasur disa përballje me të”.
Nadine u largua nga Xhamajka për në Angli kur Raheem ishte vetëm 5-vjeç dhe së bashku me tre fëmijët e tjerë ndoqën një jetë më të mirë, të cilën tani e gëzojnë edhe falë talentit të madh të futbollistit të Liverpoolit.