Nën reshjet e shiut- vazhdon kërkimi për 33 vjeçarin tek liqeni i Ujmanit

Njësitë e specializuara të zhytjes dhe kërkim-shpëtimit nga FSK-ja i janë bashkuar sot kërkimit për trupin e mërgimtarit në liqenin e Ujmanit. Ndonëse reshjet e shiut po vazhdojnë, FSK dhe zhytësit po vazhdojnë punën për kërkimin e trupit të pajetë të mërgimtarit që u mbyt të dielën, raporton lajmi.net. Lajmi.net ka siguruar një video nga…

Lajme

29/07/2025 11:24

Njësitë e specializuara të zhytjes dhe kërkim-shpëtimit nga FSK-ja i janë bashkuar sot kërkimit për trupin e mërgimtarit në liqenin e Ujmanit.

Ndonëse reshjet e shiut po vazhdojnë, FSK dhe zhytësit po vazhdojnë punën për kërkimin e trupit të pajetë të mërgimtarit që u mbyt të dielën, raporton lajmi.net.

Lajmi.net ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet një numër i madh i ushtarëve dhe personave përgjegjës të angazhuar për kërkim-shpëtim.