Nën masa të rrepta sigurie, të dyshuarit për vrasjen e policit Lika largohen nga Gjykata
Gjashtë të arrestuarit që dyshohen se planifikuan dhe kryen vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika, pas rreth pesë orësh u larguan nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Ndaj të arrestuarve H.B, E.L, Sh.K, R.M, D.G dhe V.Ç sot është mbajtur seancë dëgjimore në Gjykatën Themelore të Ferizajt, dhe gjykata u ka caktuar një muaj paraburgim. Nën…

Lajme
Gjashtë të arrestuarit që dyshohen se planifikuan dhe kryen vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika, pas rreth pesë orësh u larguan nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Ndaj të arrestuarve H.B, E.L, Sh.K, R.M, D.G dhe V.Ç sot është mbajtur seancë dëgjimore në Gjykatën Themelore të Ferizajt, dhe gjykata u ka caktuar një muaj paraburgim.
Nën masa ta rrepta sigurie, në shoqërimin e Njësive Speciale Operative të Policisë së Kosovës, të dyshuarit u larguan nga gjykatorja pas përfundimit të seancëa dëgjimore.
Ndërkaq, palët mbrojtëse të tre të dyshuarve , R.M, V.Ç dhe D.G deklaruan se klientët e tyre nuk kanë pranuar fajësinë dhe se sipas tyre nuk e kanë qenë pjesëmarrës në një vepër të tillë.
Të hënën në Kaçanik, janë arrestuar shtatë persona të cilët dyshohet për planifikimin dhe kryejen e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika.
Prokuroria në Ferizaj ka kërkuar një muaj paraburgim për gjashtë të arrestuarit.
Ndërkaq dje, Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të miturit H.B si i dyshuar kryesor për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, më 1 prill në Kaçanik.
Muhamed Lika u vra në shkallët e ndërtesës ku jetonte në Kaçanik, më 1 prill derisa po kthehej nga puna.