Nën kërcënimin e armës, vidhen 300 euro në marketin e një pompe derivatesh në Prishtinë

Një vjedhje është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë vonë në rrugën ‘Mon Balaj’në Prishtinë.

Lajme

28/10/2020 08:42

Viktima ka raportuar se derisa ishte duke punuar në marketin e një pompe të derivateve, tre persona të panjohur dhe të maskuar, njëri prej tyre me armë të gjatë, duke e kanosur i kanë grabitur rreth 300 euro para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur, transmeton lajmi.net.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./Lajmi.net/