Nën kërcënimin e armës, i vidhen para një femre në Prishtinë 

Një femër ka raportuar në polici se dy persona të panjohur nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur para të gatshme.

Lajme

05/11/2019 11:57

Siç njofton policia, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima femër K-Shqiptare ka njoftuar se derisa ishte duke punuar dy të dyshuar meshkuj të maskuar, njëri prej tyre ka pasur një armë revole dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur para të gatshme. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, nuk raportohet për të lënduar”. /Lajmi.net/