Nën hisen e diellit që na takon

10 janar 1921.Ekspedita famëkeqe e ushtrisë dhe xhandarmërisë mbretërore serbe po hynte ndarasi në Prapashticë dhe Keçekollë, pasi kishte lënë shumë të masakruar në Sharban dhe kishte plaçkitur shtëpi të tëra në Koliq.

Opinion

10/01/2021 12:49

Shkruan: Musli Krasniqi

Gallapi (Gollaku), si dhe visetë tjera të Kosovës, asokohe ishte shndërruar në vatër të rezistencës e të kryengritjes kundër pushtuesit serbo-malazez, që nuk po i prante vrasjet dhe masakrat kundër shqiptarëve që nga viti 1912 e këtej.

Çeta të shumta luftëtarësh shqiptarë, për shkak edhe të konfiguracionit të përshtatshëm gjeografik, vepronin në fshatra të thella tëkëtij rajoni, duke e mbajtur gjallë frymën e luftës për liri dhe duke shtruar terrenin për kryengritje të përgjithshme.

Në dijeni të veprimtarisë sëçetave të luftëtarëve shqiptarë në viset e Gallapit e të Llapit, që në atë kohë njihej si Lëvizja Kaçake, qeveria serbekishte shfrytëzuar borën dhe acarin e madh të janarit të vitit 1921, për të nisur ekspeditën kundër këtij rajoni, duke içuar buzë shfarosjessidomos Keçekollën dhe Prapashticën.

Mbi 2 mijëcivilëshqiptarë, kryesisht banorë të këtyre dy fshatrave, fillimisht burra, e më pas fëmijë, gra e pleq, kaluan nëpër plumbat dhe bajonetat e ushtarëve, xhandarëve, paramilitarëve e kolonëve serbë e malazezë.

Me zjarr e me hekur, ekspedita serbe shkrumboi e shfarosi gjithçka që i pa syri.

Ishte kjonjë nga krimet më të tmerrshme dhe më të pashembulltatë kohës, në përmasa të gjenocidit, që kalonte kufijtë e imagjinatës.

Operacioni ushtarak përfundoi tek pas katër ditësh, pasi nuk la asnjë frymë në këto fshatra dhe nuk arriti të shrihej më tej, pasi hasi në rezistencën e luftëtarëve shqiptarë, të cilët, të gjendur larg, nuk kishin arritur të viheshin me kohë në mbrojtje të banorëve të Prapashticës e të Keçekollës.

Nëpërmjet veprimtarit Nazim Gafurri dhe Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, kësaj ngjarjeje makabre iu dha jehonë ne shtypin vendor dhe ndërkombëtar të kohës, por edhe në qeveritë dhe parlamentet e shteteve të ndryshme evropiane.

***

Gjysmë shekulli mëpas, brigjeve të Gallapit po e rriste shtatin një djalosh, që më vonë historia do ta njoh si një nga guerilët dhe komandantët më të shquar tëUshtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Si fëmijë, nëpër oda burrash dhe si nxënës, nëpër libra të ndaluar të historisë, ai po njihej me të bëmat kundër popullit të tij ndër shekuj, në Keçekollë e në Prapashticë, në Gallap e në Llap, në Kosovë e në viset e tjera etnike.

Krahas shtatit, dita-ditës brenda tij po rritej edhe urrejtja kundër pushtuesit dhe dëshira për hakmarrje. Tanimë, i brumosur me vyrtytet e luftëtarit çlirimtar, Zahir Pajaziti, me pushkën krahut, po e vazhdonte aty ku e kishin lënë kryengritësit e mëparshëm.

I betuar se pa rënë ai, nuk do të bjerë Kosova, furtunës do t’ia kthente gjoksin dhe asnjëherë shpinën, ndërsa atdheut të tij do t’ia rriste lavdinë dhe madhështinë.

Atë që Zahir Pajazitido ta linte në janar të 97-ës, do ta finalizonin shokët e tij, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe i tërë populli i Kosovës, dy vite më vonë.

Fatkeqësisht, Prapashtica, Keçekolla, Gallapi dhe e tërë Kosova, para lirisë,po përballeshin edhe njëherë herë me dhunën, gjakimin dhe zjarrin e hasmit shekullor.

Por fundi i hasmitishte parashikuar profetikisht nga urtësia e Anton Çettës, në analogji të vjehrrës së djegur së bashku me shtëpinë, pasi kishte dhunuar në vazhdimësi nusen: ‘E dija që do ta hajë dreqi, por se do ta hajë të pjekur, s’ma merrte mendja’.

***

Në këtë 100-vjetor të masakrës së Keçekollës e të Prapashticës, Gallapikujton me pietet martirët dhe heronjtë e vet të të gjitha etapave, tani, i lirë, nën hisen e diellit që i takon.