Negociatat për Lukakun, Interi pranon vetëm 120 milionë

Negociatat për transferimin e Romelu Lukakut janë duke vazhduar.

Sport

07/08/2021 08:24

Romelu Lukaku është bërë objektivi kryesor për sulmin e Chelseat në kohët e fundit, pasi “The Bues” konsideruan që Erling Haaland ishte shumë i shtrenjtë për t’u blerë, transmeton lajmi.net.

Mirëpo negociatat me “Nerazzurrët” janë vështirësuar paksa sepse ata po kërkojnë vetëm para për belgun.

Opsioni i Chelseat ishte një ofertë prej 110 milionë eurosh plus mbrojtësi italian, Davide Zappacosta. Por, Interi nuk dëshiron këtë gjë, italianët nuk duan inkuadrimin e asnjë lojtari në ofertë dhe nëse do të pranonin një ofertë ajo do të ishte vetëm para kesh.

Dhe shifra e duhur për këtë është 120 milionë euro dhe Interi kërkon ta mbyll këtë deri të dielën para fillimit të kampionatit pasi dëshiron të shqyrtojë njërën nga opsionet, Dusan Vlahovic, Edin Dzeko dhe Duvan Zapata./Lajmi.net/