Nedved i siguron tifozët për qëndrimin e CR7: Është duke ardhur

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved ka siguruar tifozët se ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo do qëndrojë në Torino.

Sport

14/07/2021 15:12

Portugezi ende nuk ka dhënë sinjale lidhur me të ardhmen gjatë verës, por ka raportime që e mbajnë me gjigantët evropianë, transmeton lajmi.net.

ANSA thuhet se Nedved është pyetur nga një mbështetës lidhur me të ardhmen e Ronaldos dhe përgjigja e tij ishte: “Është duke ardhur, po vjen”.

Ronaldo momentalisht është duke shijuar pushimet me familjen pas Kampionatit Evropian dhe Nedved siguroi se pesë herë fituesi i Topit të Artë do t’i mbetet besnik Juventusit.

Bashkëlojtarët e Ronaldos që gjithashtu ishin në detyrë te Kombëtaret e tyre janë rikthyer për të kryer testet fizike që të nisin sezonin nën urdhrat e Allegrit./Lajmi.net/