Nebih Gashi ka nevojë për ndihmë, i duhen 50 mijë euro për shërimin e sëmundjes
Me punën që bënte ushqente gjithë familjen disa antarëshe. Nebih Gashi nga Kishnica e komunës së Gracanicës, tash e një vit nuk mund të dal nga shtëpia e të punoj për ta mbajtur familjen. Puna që ai bënte në pazarin e këtij qyteti, peshat e rënda që i barte me kolicë në pazarin e kësaj komune bënë që 33 vjeçari nga Kishnica, baba i dy fëmijëve të ketë probleme me boshtin kurrizor.
Lajme
Nebih Gashi, sot kërkon ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë që ti dalin në ndihmë atij për shërim.
33 vjeçarit i duhen më shumë se 50 mijë euro për t’ia gjetur ilaçin vetës. E shërim Gashi mund të ketë vetëm jashtë Kosovës. Këto para ai duhet ti siguroj sa më parë, ngase sëmundja e tij mund të përkeqësohet.
“Në këtë gjendje jam nga punët e rënda që i kam bërë. Problemet me boshtin kurrizor më kanë lënë në këtë gjendje”, rrëfen Nebih Gashi nga Kishnica e Gracanicës.
Ai thotë se nuk e di saktë shumën e mjeteve që i duhen për tu shëruar, por druan se kostoja e shërimit mund të shkojë më shumë se 50 mijë euro.
Familja e tij jeton në kushte të mjerueshme ekonomike, andaj nuk mund t’ia siguroj parartë për shërimin e tij.
“Kështu jam që një vit. Jam kontrollua tek mjeku, i kam bërë analizat, CT’në, të gjitha. Shërim për sëmundjen time ka vetëm jashtë Kosovës. Nuk e dim saktë ende se sa është shuma e parave që na duhen por mbi 50 mijë euro mjekët po thonë që na duhen”, ka thënë 33 vjeçari.
Gashi shpjegon se ka kërkuar ndihmë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.
“Kam kërkua ndihmë në Ministrinë e Shëndetësisë, po presim tash, po shpresojmë që do të na dalin në ndihmë”.
E familja e tij 10 antarëshe jetojnë në kushte të dobëta ekonomike. Në familjen Gashi për momentin punon vetëm vëllai i Nebihut. Paratë që ai i merr nuk i mjaftojnë për ta mbajtur familjen, e për t’ia blerë ilaçet vëllait të sëmurë.
Numri i xhirollogarisë së Nebih Gashit ku mund t’i ndihmoni financiarisht
1114005441000124
Numri i kontaktit:
044 612 493