Në Vushtrri, përfundon mini-olimpiada për persona me aftësi të kufizuara
Në Komunën e Vushtrrisë këtë fundjavë është mbajtur edicioni i lojërave Mini paraolimpike “Kosova 2016.

Lajme
Në një njoftim për media nga KFOR thuhet se lojërat Speciale Olimpike në Kosovë jo vetëm që demonstrojnë aftësitë fantastike dhe përpjekjet e atletëve të rinj, por gjithashtu tregojnë se për këta atletë pavarësisht aftësive të tyre kufizuara, dallimet kulturore dhe etnike thjesht nuk janë të rëndësishme dhe si rrjedhojë këto lojëra të veçanta mund të bëhen nxitës kryesor në zbërthimin e çështjeve të mosbesimit dhe armiqësisë të cilat mund të ekzistojnë në të gjitha shtresat e shoqërisë në Kosovë.
“Në mënyrë të njëjtë, ajo çfarë shoqëria në Kosovë mund të mësojë nga kjo ngjarje e veçantë është se këta atletë”të vegjël” nuk janë me aftësi të kufizuara, por ata kanë “super-aftësi”. Olimpiada është vendi ku bëhen heronjtë, Paraolimpiada është vendi ku vijnë heronjtë; për të cituar Scott Hamilton, “e vetmja aftësi e kufizuar në jetë është një qëndrim i keq”, thuhet në njoftim.
Ky aktivitet u organizua me gara të ndryshme si garat në hendboll, shah, vrapim dhe shenjëtari si vetëm disa prej tyre. Të gjitha aktivitetet sportive dhe pushimet e drekës janë mbështetur nga vullnetarët entuziast dhe në gatishmëri nga: KAPS, OSBE-ja, KFOR-i, OJQOPFAKKOS.
“Për rreth 40 ushtarët e KFOR-it të përfshirë për të ndihmuar me disa aspekte të logjistikës dhe furnizimit me ushqim në mbështetje të kësaj ngjarjeje, kjo ishte një detyrë të cilën ata ishin shumë te kënaqur ta ndërmarrin. Pjesëmarrja në ngjarje të tilla na nxjerr nga mjedisi i rregullt ushtarak dhe nuk është vetëm një përforcues moral për vetë ushtarët, por edhe përforcon për ta rëndësinë e pranisë sonë këtu në Kosovë dhe tregon që në shumë mënyra të vogla individualisht dhe kolektivisht mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë”, thuhet më tej në njoftim.