Në Viti ‘puna pick’ – Diferenca mes dy kandidatëve është vetëm 197 vota, ndërsa 552 vota nga diaspora pritet të numërohen sot

Në komunën e Vitisë po zhvillohet gara më e ngushtë e këtij balotazhi. Dy kandidatët ndahen vetëm nga 197 vota, ndërsa 552 vota të diasporës pritet të numërohen sot – numër i mjaftueshëm për të përmbysur rezultatin aktual, raporton lajmi.net Sokol Haliti i LDK-së deri tani ka marrë 8,352 vota, ndërsa kandidati i LVV-së, Arsim…

Lajme

15/11/2025 11:38

Në komunën e Vitisë po zhvillohet gara më e ngushtë e këtij balotazhi.

Dy kandidatët ndahen vetëm nga 197 vota, ndërsa 552 vota të diasporës pritet të numërohen sot – numër i mjaftueshëm për të përmbysur rezultatin aktual, raporton lajmi.net

Sokol Haliti i LDK-së deri tani ka marrë 8,352 vota, ndërsa kandidati i LVV-së, Arsim Ademi, ka siguruar 8,155 vota.

Për shkak se numri i fletëvotimeve me postë tejkalon diferencën mes dy kandidatëve, Vitia mbetet komuna e vetme ku rezultati mund të ndryshojë tërësisht.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, QNR do të nisë numërimin e votave të diasporës sot nga ora 10:00, për raundin e dytë në 18 komuna./Lajmi.net/