Në Vërmicë Dogana kap mallra në vlerë rreth 8 mijë të cilat ishin të padeklaruara

Dogana e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të mallrave të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë, shkruan Reporteri.net. Sipas doganës, vlera e këtyre mallrave është 7,900 euro. Komunikata: Kapet sasi e konsiderueshme e mallrave të padeklaruara në PKK Vërmicë Në hyrje të Pikës Kufitare të Kontrollit në Vërmicë ka arritur një veturë e…

Lajme

09/06/2024 14:29

Dogana e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të mallrave të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë, shkruan Reporteri.net.

Sipas doganës, vlera e këtyre mallrave është 7,900 euro.

Komunikata:

Kapet sasi e konsiderueshme e mallrave të padeklaruara në PKK Vërmicë

Në hyrje të Pikës Kufitare të Kontrollit në Vërmicë ka arritur një veturë e drejtuar nga shtetas turk. Në pyetjen e zyrtarit doganor nëse kishte diçka për të deklaruar për zhdoganim, ai është përgjigjur negativisht.

Pas kontrollit të detajuar në vijën e dytë, së bashku me zyrtarët policorë, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e mallrave të padeklaruara “Pjesë rezerve për makineri të rënda”. Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe fatura e blerjes së mallrave. Vlera totale e këtyre mallrave është 7,900 euro.

Me këtë rast, konstatojmë se pala, në kundërshtim me Kodin Doganor , ka shkaktuar kundërvajtje doganore. Mallrat janë konfiskuar dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.