Në Spanjë vazhdon sot adrenalina e Moto GP – synimi është triumfi në Alcaniz GP
Moto GP vazhdon sot në pistat e Spanjës.

Sport
Pilotët do të garojnë për të bërë për vete çmimin e madh të Alcaniz, në ‘Ciudad del Motor de Aragon’, shkruan lajmi.net.
Në ‘Pole-position’ në këtë garë do të niset Takaaki Nakagami, i cili dje për herë të parë në karrierën e tij ka siguruar ‘Pole-position’, duke dalë më i shpejti i kualifikueseve.
Maverick Vinales do të niset nga pozita e katërt, kurse Fabio Quartararo nga pozita e gjashtë.
Ndjekësi më i afërt i Takaaki do të jetë Franco Morbidelli, i cili niset nga pozita e dytë.
Gara e Alcaniz GP do të fillojë në ora 13:00. /Lajmi.net/