Në Shqipëri hapet qendra sportive me emrin ‘’Majlinda Kelmendi’’

Në Tale të qytetit të Lezhës është hapur qendra më e re sportive e cila u emërua ‘’Majlinda Kelmendi’’.

Sport

21/07/2019 17:26

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i suksesshëm i xhudos, Driton Kuka, i cili ishte edhe pjesëmarrës në hapjen solemne.

Kjo qendër shërben për Kampe Stërvitore në shumë sporte, veçanërisht për atë të xhudos, shkruan lajmi.net.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Kukës:

”Në Tale tê Shqipërisë…
Hapja Solemne e Dojo që do shërbej për Kampe Stërvitore në shumë Sporte por sidomos për Sportin e xhudos u ndërtua nga njeriu që krejt jetën ja ka kushtuar sportit të xhudos Anton Cena
Qendra Sportive “ Majlinda Kelmendi” siç u emërua palestra prej tash do jetë edhe një vend ku do rriten e ndërtohen sportistë që do prezentojnë vendin tonë në gara ndërkombëtare!
Tani më në Kosovë e Shqipëri shumë palestra për sportin e xhudos po punojnë dhe veprojnē dhe do doja që në Sportin e vetëm me medalje të artë Olimpike edhe shtetet të investojnë sepse deri tash investimet janë vetëm private”. /Lajmi.net/