Në Shkup dhe Bruksel, sot do të diskutohet për “shpëtimin” e Maqedonisë
Në Shkup dhe në Bruskel do të debatohet sot për situatën në Maqedoni dhe mundësitë për tejkalimin e krizës që ka përfshirë këtë shtet.

Lajme
Liderët e katër partive më të mëdha politike në Maqedoni, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE; Ali Ahmeti nga BDI-ja; Zoran Zaev nga LSDM dhe Menduh Thaçi nga PDSH; pritet që sot në Shkup ta mbajnë takimin e dytë për gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza politike në vend.
Sikurse të enjten e kaluar, si vëzhgues edhe këtë herë pritet në takim të marrin pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe homologë të tij nga vende të Bashkimit Evropian, raporton Alsat M.
Pas përfundimit të takimit të parë të liderëve, pjesëmarrësit lajmëruan se është bërë përpjekje të krijohet kornizë për biseda për dalje nga kriza politike në vend.
Ndërkohë në Bruksel, Këshilli i punëve të jashtme i BE-së, pritet që poashtu të diskutojë për Maqedoninë dhe të dal me një qëndrim të përbashkët në lidhje me ngjarjet në vend dhe me masat që duhet të ndërmerren.
Kështu ka paralajmëruar shefi i diplomacisë bullgare Daniel Mitov, i cili ka thënë se të gjithë ministrat e punëve të jashtme të vendeve të BE-së pritet të vendosin për masat që duhet t`i ndërmarrë Maqedonia për të dalë nga kjo situatë. /lajmi.net/