Në rastin e Liridona Ademajt është i përfshirë edhe një i pandehur tjetër, prokurorja jep detaje
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku si fillim ky rast ishte munduar ta paraqitej si grabitje. Me këtë rast është deklaruar prokurorja e rastit, Javorka Perlinçevia, e cila foli në detaje në lidhje me ngritjen e aktakuzës. “Në afat sa më të shkurtër kemi grumbulluar…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku si fillim ky rast ishte munduar ta paraqitej si grabitje.
Me këtë rast është deklaruar prokurorja e rastit, Javorka Perlinçevia, e cila foli në detaje në lidhje me ngritjen e aktakuzës.
“Në afat sa më të shkurtër kemi grumbulluar prova për kryerjen veprës penale, por ka munguar motivi i cili ka shtyrë kryesit e veprave penale që të kryejnë këtë vepër penale dhe për këtë arsye kemi shfrytëzuar kërkesën…E ndjera Liridona Ademaj ka jetuar për një kohë të gjatë në Suedi dhe për këtë arsye organeve të Suedisë i jemi drejtuar që të na tregojnë për familjen dhe jetën e tyre se a kanë pasur probleme dhe kemi marrë raportin dhe kemi marrë përgjigje në ato pyetje që kemi parashtruar organeve kompetente të Suedisë dhe atëherë kemi mundur të kuptojmë dhe të gjejmë motivimin që ka shtyrë Naim Murselin që të marrë vendimin për likuidimin e Liridonës, pasi mënyra e kryerjes tregon likuidimin”, deklaroi prokurorja.
Ajo gjithashtu tha se derisa nuk i kanë pranuar këto të dhëna dhe derisa nuk e kanë bërë fotografinë për marrëdhënie familje në mes tyre s’ka mundur të jetë e ngritur aktakuza nuk ka mundur të jetë i sqaruar motivi.
“Tash kemi sqaruar në detaje për çka Naimi ka marrë motiv që pas kësaj ta likuidoj Liridonën e të sajoj planin e tij e ku ka kyçur edhe djalin e hallës së tij, Kushtim Kokalla. Fillimisht është menduar a do t’i ndihmojë a jo e që më pas të gjejnë Granit Plavën kryesin e veprës penale. Pra është vetëm kryes fizik i veprës penale, të tretë aktivisht kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale, sigurimin e mjeteve për kryerjen e veprës penale dhe vërtetimin më të mirë për kryerjen veprës penale. Rezultatin të gjithë e dimë se është vdekja e Liridonës. Me këtë rast dua t’i falënderoj në bashkëpunim shumë të mirë policinë, veçanërisht zyrtarët policorë të cilët në çdo ftesë dhe çdo dyshim të prokurorisë se ekziston ndonjë provë kanë ardhur”,tha prokurorja e rastit, transmeton lajmi.net.
Sipas prokurores një nga motivet që ka çuar deri tek kryerja e veprës ishte problemi në çift , ku përfshihej edhe pasuria.
“Një nga motivet normal që s’mundemi me i tregu të gjitha pasi aktakuza është dërguar në gjykatë dhe për detajet e aktakuzës s’mund të flasim sepse s’jemi kompetent, por mund të themi se derisa kanë jetuar në Suedi Liridona dhe Naimi kanë pasur marrëdhënie të çrregulluara martesore dhe familjare gjatë të cilëve ka ardhur edhe deri tek problemet pasurore e arsye të tjera që ka pasur Naimi që të planifikojë të bëjë këtë vrasje mund të kuptoni në gjykatë”.
Prokurorja ndër të tjerash ka konfirmuar se në këtë rast është i përfshirë edhe një i pandehur. Por ajo nuk ka bërë të ditur emrin e këtij personi.
“Kryesit direkt të vrasjes së rëndë keni dëgjuar, emrat e tyre keni dëgjuar sa i përket të pandehurit të katër mendoj se nuk është etike që të tregohet emri i tij sot pasi s’ka qenë në mënyrë direkte i përfshirë në këtë lëndë. Po supozoj se do të jetë shqyrtimi publik ku do të mund të merrni pjesë ku provat do të jenë të parashtruara atje”, deklaroi prokurorja.
Prokurorja tha gjithashtu se do të jetë i intervistuar edhe ekspertit që ka kryer autopsinë.
“S’kemi një provë dhe provë kryesore, por më shumë prova materiale me vlerësimin e të cilave vim tek dyshimi i bazuar se a është kryer vepra penale nga ndonjë person apo jo, e këtu kemi shumë prova materiale, mjaftë prova materiale. E sa i përket kësaj kemi thënë se s’do të flasim për kryesin e katërt para shqyrtimit kryesor”, shtoi ajo.
E vetmja përgjigje që dha kur është pyetur për të pandehurin e katër në këtë rast, Prokurorja pranoi se ai ka të kaluar kriminale.
“Po ka të kaluar kriminale.“/Lajmi.net./