Në QNR fillon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit të Votave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka filluar rinumërimi i votave me postë. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Elezi tha se pas përfundimit të rinumërimit të 50 vendvotimeve me vendim të KQZ-së, në mesditë fillon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi…

Lajme

12/03/2025 12:43

Në Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit të Votave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka filluar rinumërimi i votave me postë.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi tha se pas përfundimit të rinumërimit të 50 vendvotimeve me vendim të KQZ-së, në mesditë fillon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë.

KQZ njofton se gjatë ditës së sotme, në orën 12:00, në QNR do të fillojë rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, të cilat gjenden në 177 kuti të votimit, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Edhe për këtë proces, KQZ ka njoftuar vëzhguesit e akredituar”, ka thënë Elezi. /Lajmi.net/