Në Prishtinë shënohet Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Hovenier: Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit ukrainas

Sot u shënua Dita e Pavarësisë të Ukrainës, dhe u mbajt sot në Bibliotekën e Prishtinës. Ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë teksa deklaroi se SHBA qëndron në mbështetje të pavarësisë së Ukrainës dhe me qëndrushmërinë e popullit ukrainas, shkruan lajmi.net. “Sot, ne shënuam Ditën Kombëtare të Ukrainës dhe nderuam qëndrueshmërinë e…

Lajme

26/08/2024 19:56

Sot u shënua Dita e Pavarësisë të Ukrainës, dhe u mbajt sot në Bibliotekën e Prishtinës.

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë teksa deklaroi se SHBA qëndron në mbështetje të pavarësisë së Ukrainës dhe me qëndrushmërinë e popullit ukrainas, shkruan lajmi.net.

“Sot, ne shënuam Ditën Kombëtare të Ukrainës dhe nderuam qëndrueshmërinë e popullit të Ukrainës. Dy vjet e gjysmë pas invazionit të plotë të Rusisë, ne mbetemi të bashkuar në mbështetje të pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Ukrainës. #QëndroniMeUkrainën”, thuhet në postimin e ambasadës.