Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë
Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shprehu shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike në disa fshatra të komunës. Sipas informatave nga terreni, disa vendbanime kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike tash e më shumë se 24 orë, pa asnjë njoftim paraprak nga KEDS-i, transmeton lajmi.net. Kryetari Lladrovci…
Lajme
Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shprehu shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike në disa fshatra të komunës.
Sipas informatave nga terreni, disa vendbanime kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike tash e më shumë se 24 orë, pa asnjë njoftim paraprak nga KEDS-i, transmeton lajmi.net.
Kryetari Lladrovci kërkoi një reagim urgjent nga KEDS, rikthim sa më të shpejtë të energjisë dhe informim korrekt të qytetarëve për shkaqet dhe kohëzgjatjen e ndërprerjes.
Komuna e Drenasit njofton se do të vazhdojë të jetë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse dhe do t’i mbajë qytetarët të informuar për çdo zhvillim të ri.
Njoftimi i plotë nga Komuna:
NJOFTIM PËR QYTETARËT
Pas shumë ankesash të pranuara nga qytetarët, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me shqetësim po e përcjell situatën e mungesës së energjisë elektrike në disa fshatra të komunës.
Sipas informatave nga terreni, disa vendbanime të Komunës së Drenasit, tash e më shumë se 24 orë kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike, pa asnjë njoftim paraprak nga ana e KEDS-it.
Kryetari Lladrovci kërkon reagim urgjent nga KEDS, rikthim sa më të shpejtë të energjisë elektrike dhe informim korrekt të qytetarëve për shkaqet dhe kohëzgjatjen e ndërprerjes.
Komuna e Drenasit do të vazhdojë të jetë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse dhe do t’i mbajë qytetarët të informuar për çdo zhvillim të ri./lajmi.net/