Në prag të listës së Glihas, Batatina propozon dyshen e Llapit të ftohen nga Kosova
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka propozuar që dyshja e Llapit të ftohen nga Përfaqësuesja e Kosovës në grumbullimin e ardhshëm. Batatina me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kërkuar që dyshja e mbrojtjes llapjane, Granit Jashari dhe Ilir Krasniqi të ftohen nga “Dardanët”, shkruan lajmi.net. “Kjo dyshe i duhet…
Sport
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka propozuar që dyshja e Llapit të ftohen nga Përfaqësuesja e Kosovës në grumbullimin e ardhshëm.
Batatina me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kërkuar që dyshja e mbrojtjes llapjane, Granit Jashari dhe Ilir Krasniqi të ftohen nga “Dardanët”, shkruan lajmi.net.
“Kjo dyshe i duhet Kombëtares së Kosovës, një qendërmbrojtës me tipare dhe cilësi të lartë si Granit Jashari dhe një mesfushor vizionar si Ilir Krasniqi” – shkroi Batatina.
Përzgjedhësi Primoz Gliha gjatë ditëve të ardhshme do ta publikojë listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 që do të zhvillohen në muajin tetor.
Gjatë ditës së mërkurë (sot) trajneri i Ballkanit, Ilir Daja në konferencë për media para ndeshjes me Dinamo Zagrebin në Ligën e Konferencës pohoi se një futbollist i Ballkanit është ftuar nga Kosova, por pa e përmendur emrin e lojtarit.
E në media është raportuar se lojtari i Ballkanit që do të ftohet nga Kosova është ai i mbrojtësit, Lumbardh Dellova.
Kosova në tetor do të përballet me Andorrën më 12 tetor, ndërkohë tri ditë më vonë luan kundër Zvicrës në Basel./Lajmi.net/