Në prag të derbit me Interin në Champions, Milani “nën ethe” për Leaon
Fitorja ndaj Lazios solli tri pikë shumë të rëndësishme për Milanin që po vazhdon ëluftën për të siguruar një vend në top katërshen e Serie-A, por jo gjithçka përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme për “Rossonerët”. Kur po zhvillohej minuta e 11-të e ndeshjes, nga loja u detyruar të largohej ylli i ekipit,…
Sport
Fitorja ndaj Lazios solli tri pikë shumë të rëndësishme për Milanin që po vazhdon ëluftën për të siguruar një vend në top katërshen e Serie-A, por jo gjithçka përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme për “Rossonerët”.
Kur po zhvillohej minuta e 11-të e ndeshjes, nga loja u detyruar të largohej ylli i ekipit, Rafael Leao që pati dhimbje muskulare dhe në vendin e tij u inkuadrua Saelemaekers, transmeton KP.
Lëndimi i portugezit natyrisht se ka shqetësuar drejtuesit e Milanit, e sidomos trajnerin Stefano Pioli kur dihet se të mërkurën Milani do të ballafaqohet me Interin në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Klubi kuq e zi është në pritje të ekzaminimeve mjekësore për të kuptuar nëse Leao do të jetë i gatshëm për atë ndeshje jetike të këtij sezon.
Deri në ardhjen e testeve mjekësore, ylli portugez ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka rritur optimizmin tek tifozët e Milanit.
“Shkojmë së shpejti përsëri”, ka shkruar Leao në “InstaStory”.