Në prag të Bajramit, Peci gëzon fermerët e Mitrovicës
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se kjo komunë do të ndajë subvencione prej 10 cent për çdo litër qumështi të prodhuar. Peci, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe e merituar. “10 cent subvencionim për çdo litër qumështi të prodhuar për…
Lajme
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se kjo komunë do të ndajë subvencione prej 10 cent për çdo litër qumështi të prodhuar.
Peci, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe e merituar.
“10 cent subvencionim për çdo litër qumështi të prodhuar për fermerët. Nga 0 cent në 10 cent, për herë të parë fermerët e Komunës së Mitrovicës do të subvencionohen për çdo litër qumështi. Mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe e merituar. Zhvillimi i bujqësisë është prioriteti ynë”, ka shkruar Peci.
Tutje, kryetari i Mitrovicës ka njoftuar se ky vendim është vetëm fillimi i një mbështetjeje më serioze në bujqësi.