Në Pediatri mbrëmë shpërtheu gypi i kanalizimit, SHSKUK: Situata është vënë në kontroll

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë, në mesnatë, në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë, ka ndodhur një problem teknik. Sipas njoftimit, është shkaktuar shpërthimi i një gypi të kanalizimit në hapësirat e korridorit të një reparti të kësaj klinike. “Menjëherë kanë reaguar shërbimet e ekipeve teknike dhe…

Lajme

25/08/2025 15:07

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë, në mesnatë, në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë, ka ndodhur një problem teknik.

Sipas njoftimit, është shkaktuar shpërthimi i një gypi të kanalizimit në hapësirat e korridorit të një reparti të kësaj klinike.

“Menjëherë kanë reaguar shërbimet e ekipeve teknike dhe ato të mirëmbajtjes. Situata është vënë nën kontroll”, thuhet në njoftim.

QKUK njofton se nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat ku po trajtohen fëmijët.

Pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit (DDD), me qëllim të garantimit të higjienës dhe sigurisë në ambientin spitalor.