Në Parkun e Gërmisë sot mund të shkoni vetëm me autobus, Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e automjeteve

Komuna e Prishtinës ka ndaluar sot qarkullimin e veturave në Parkun e Gërmisë. Këtë vendim e ka nënshkruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se sot lejohet vetëm qarkullimi i autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjeteve të policisë së Kosovës, të KFOR-it, të…

Lajme

01/05/2024 08:35

Komuna e Prishtinës ka ndaluar sot qarkullimin e veturave në Parkun e Gërmisë.

Këtë vendim e ka nënshkruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se sot lejohet vetëm qarkullimi i autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjeteve të policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente.

Sipas njoftimit, linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali.

Njoftimi i plotë: