Në një pako ushqimore të ardhur nga Gjermani, gjenden fara kanabisi për mbjellje – Dogana i sekuestron ato
Në Zyrën për Zhdoganimin e mallrave postare, gjatë një kontrolli të rregullt të një pakoje të ardhur nga Gjermania me përmbajtje mallrash ushqimore, është hasur një produkt që dyshohet të jetë farë kanabisi për mbjellje. Gjatë kontrollit fizik, u konstatua se një nga produktet e deklaruara si “fara bio për konsum” përmbante fara me pamje…

Lajme
Në Zyrën për Zhdoganimin e mallrave postare, gjatë një kontrolli të rregullt të një pakoje të ardhur nga Gjermania me përmbajtje mallrash ushqimore, është hasur një produkt që dyshohet të jetë farë kanabisi për mbjellje.
Gjatë kontrollit fizik, u konstatua se një nga produktet e deklaruara si “fara bio për konsum” përmbante fara me pamje të ngjashme me ato të bimës kanabis ne sasi pre 650 gram.
Me të identifikuar dyshimin, rasti është adresuar menjëherë tek Njësiti Anti-Drogë i Policisë së Kosovës, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.
Policia ka ndërmarrë veprimet përkatëse, duke identifikuar dhe ndaluar personin që kishte ardhur për të marrë pakon. Pakoja me përmbajtje të dyshuar është sekuestruar dhe dorëzuar tek policia për hetime të mëtejshme.
Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosoves mbeten te përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe parandalimin e futjes së mallrave të ndaluara në vend, duke bashkëpunuar ngushtë për të garantuar siguri dhe rend.