Në një objekt fetar në Rakinic të Podujevës dyshohet se disa klerikë kanë vendosur një dry në derën e hyrjes
Një rast i cilësuar nga Policia si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” ka ndodhur në fshatin Rakinic të Podujevës. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, në një objekt fetar është vendosur një dry në derën e hyrjes. Sipas Policisë, ky veprimet dyshohet të jetë kryer nga disa klerikë që kanë vizituar…

Lajme
Një rast i cilësuar nga Policia si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” ka ndodhur në fshatin Rakinic të Podujevës.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, në një objekt fetar është vendosur një dry në derën e hyrjes.
Sipas Policisë, ky veprimet dyshohet të jetë kryer nga disa klerikë që kanë vizituar këtë objekt me datë 20 maj, shkruan lajmi.net.
Rasti po hetohet.
“Rakinic –Podujevë / 09.04.2025-21.05.2025 – 12:00-09:30. Nga njësia policore është konstatuar se në objektin fetar është vendosur një dry në derën e hyrjes, ky veprim dyshohet se është kryer nga disa klerikë të cilët e kanë vizituar ketë objekt me datën 20.05.2025. Me urdhër të prokurorit është inicuar rasti për hetime”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/