Në nivel qendror “jo”, atë lokal “po”, Kurti flet për koalicionin e lidhur në Dragash

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është përgjigjur pse nuk hynë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës në nivel nacional, por në atë lokal e bën një gjë të tillë. Në një konferencë për media, Kurti thotë se nuk mund të matet orientimi i PDK-së në nivel qendror dhe në atë lokal, pasi sipas tij,…

Lajme

31/10/2025 11:22

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është përgjigjur pse nuk hynë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës në nivel nacional, por në atë lokal e bën një gjë të tillë.

Në një konferencë për media, Kurti thotë se nuk mund të matet orientimi i PDK-së në nivel qendror dhe në atë lokal, pasi sipas tij, brenda kësaj partie ka heterogjenitet të madh.

“Për brenda PDK-ja ka një heterogjenitetit më të madh se që mendohet, dhe kjo është shprehur në disa komuna dhe njëra prej tyre është komuna e Sharrit të Dragashit. Nuk besoj që mund ta vëmë shenjën të barazisë mes orientimit që ajo parti ka në nivel nacional, me disa degë në disa komuna”, u shpreh Kurti.

Ndryshe, menjëherë pas kësaj pyetje, Kurti u largua nga konferenca për media nën pretekstin se ka një takim për të zhvilluar, derisa la pas tij për të vazhduar me pyetjet e gazetarëve, ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin.