Në nder të Epopesë së UÇK-së, FFK organizon turneun tradicional të futsallit “Adem Jashari”
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka kujtuar Epopenë e UÇK-së, në 28 vjetorin e saj. Ai ka thënë se Epopeja e UÇK-së është amanet i përjetshëm dhe udhërrëfyes për brezat. “Në këto ditë të shenjta kujtese, përulemi me respektin më të lartë para sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të gjithë…
Sport
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka kujtuar Epopenë e UÇK-së, në 28 vjetorin e saj.
Ai ka thënë se Epopeja e UÇK-së është amanet i përjetshëm dhe udhërrëfyes për brezat.
“Në këto ditë të shenjta kujtese, përulemi me respektin më të lartë para sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Heroizmi i tyre mbetet vula e përjetshme e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Epopeja e UÇK-së nuk është thjesht një ngjarje historike; ajo është themeli i shtetit tonë. Ky amanet na obligon që çdo ditë të shërbejmë me ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë për të ardhmen e vendit në çdo sferë”, ka thënë Ademi.
Ai ka thënë se si komunitet i futbollit e kanë për detyrë që vlerat e sakrificës, unitetit dhe lavdisë së luftës çlirimtare t’i kultivojnë te brezat e rinj, duke i edukuar ata me atdhedashuri dhe respekt për historinë tonë të lavdishme.
“Në këtë frymë, Federata e Futbollit e Kosovës, tash e 17 vjet, organizon turneun tradicional të futsallit “Adem Jashari”. Ky aktivitet është kontributi ynë modest për të mbajtur gjallë tek brezat kujtesën e atyre ditëve që ndryshuan rrjedhën e historisë sonë. Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Ademi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: