Në Mushtisht gjendet një gur i veçantë
Në fshatin Mushtisht të Therandës është gjetur një guri i gdhendur, i cili po konsiderohet se do të pasurojë grupin e eksponatave të lashta arkeologjike në këtë rajon. Edhe pse ende nuk është e sigurt, sipas vlerësimeve të para, ky guri përngjan me mbulesat e arkës në të cilën janë varrosur të vdekurit.
ShowBiz
E shtunë një ditë pushimi për institucionet komunale, gjithashtu edhe për menaxherin e trashëgimisë kulturore në drejtorinë e Kulturës, Demir Zekollit, derisa i erdhi lajmi që në fshatin Mushtisht, është gjetur një gurë që konsiderohet se është i kohërave të lashta dhe ngjanë me mbulesat, kapakët e sarkufateve të ndryshëm. (arkë ku janë varrosur të vdekurit)
Menaxheri i trashëgimisë kulturore, Demir Zekolli tregon për KosovaPress se ka shumë vende arkeogjike siç janë shpellat në kodrën e NATO-s, maja e Qukës, stanet e Osmanëve, Grandansi dhe një sërë lokalitetesh të dëshmuara.
Zekolli tregon se guri i gjetur në fshatin Mushtisht të komunës së Therandës,është një gurë që daton që nga kohët e lashta.
Në zyrën e menaxherit komunal të trashëgimisë kulturore në Therandë, qëndrojnë shumë eksponate të gjetura arkeologjike, dhe në mënyrë që ato të ruhen dhe të sistemohen, nevojitet të gjendet ndonjë vend i përshtatshëm, pasi janë gjësende me vlerë të madhe arkeologjike.
Territori i komunës së Therandës dhe i mbarë rajoni i Prizrenit është një lokalitet i gjerë arkeologjik, ku të njohura janë “Hisari”, në hyrje të Therandës, i cili është me shumë shtresa arkeologjike, pastaj “Hisari”, në fshatrat Nishor e Kasterrc. Lokalitet e lashta arkeologjike dhe gjësendet e gjetura me vlerë të veçantë të trashëgimisë së kulturës sonë materiale dëshmojnë autoktonin e popullit tonë në këto treva.