Në moshën 27 vjeçare, ndërron jetë reperi i njohur amerikan
Reperi Fredo Santana ka vdekur në moshën 27 vjeçare.
ShowBiz
Reperi amerikan Fredo Santana, emri i vërtetë i të cilit është Derrick Coleman, raportohet se është vdekur, shkruan lajmi.net.
Njoftimin e ka bërë të ditur miku i tij, i ngushtë, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar se si erdhi deri tek vdekja e tij.
Miqtë dhe kolegët e tij kanë shkruar telegrame ngushëllimi për reperin, në mesin e tyre edhe Drake i cili përmes një fotografie ku shihen të dy së bashku, ai shkroi “Prehu në paqe, Santana”.
Fredo ka lindur në Çikago dhe kishte publikuar mixtape-in e tij të parë, “It’s A Scary Site”, në shtator të vitit 2012, ndërsa albumi i tij debutues, “Trappin Is not Dead”, doli në tetor 2013.
Ylli kishte bashkëpunuar me emra të mëdhenj në muzikë, përfshirë Drake, Kendrick Lamar, Soulja Boy dhe Migos. /Lajmi.net/