Në mesin e shumë zhvillimeve dje në Kuvend zyrtari policor u kërcënua nga një person që s’ishte as mërgimtarë

Situata të njëpasnjëshme ndodhën dje në Kuvend të Kosovës. Përplasje në mes deputeteve, e ndër të tjerash edhe deklarime tejet të zëshme. Përpos ofendimeve, shtyrjeve e përplasjeve në mes deputetëve, përplasje pati edhe në mes qytetarëve. Edhe pse nga Kuvendi i Kosovës mbetet ende enigmatike se si u lejua që në Kuvend dje të hyjnë…

Lajme

13/08/2026 12:22

Situata të njëpasnjëshme ndodhën dje në Kuvend të Kosovës.

Përplasje në mes deputeteve, e ndër të tjerash edhe deklarime tejet të zëshme.

Përpos ofendimeve, shtyrjeve e përplasjeve në mes deputetëve, përplasje pati edhe në mes qytetarëve.

Edhe pse nga Kuvendi i Kosovës mbetet ende enigmatike se si u lejua që në Kuvend dje të hyjnë qytetarë që as nuk ishin deputetë, e as nuk ishin mërgimtarë- pamjet dje hodhën në pah shumë gjëra.

Në një moment njëri nga qytetarët e pranishëm në Kuvend, e që fillimisht u paraqit si mërgimtarë u përplas me njërin nga zyrtarët policorë të Kosovës.

Zyrtarët policorë të Kosovës shpesh herë përpos njësive në të cilat punojnë u duhet që të jenë në gatishmëri sa i përket institucioneve- gjë të cilën e bën edhe dje.

Por njëri nga qytetarët shihet derisa edhe e kërcënon zyrtarin policor duke i thënë se “Ma nuk e  di ti kush jam unë”.

E më pas u kuptua se në fakt qytetari në fjalë nuk ishte mërgimtarë, por ishte familjar apo i afërm i deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Kësisoj ai qëndroi thuajse tërë kohës afër Lushtakut, madje në një moment u pa edhe duke debatuar zëshëm me pjesën tjetër të qytetarëve në Kuvend- përpos përplasjes që pati edhe me zyrtarin policor.

E për këtë rast mbrëmë Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se lidhur me postimet e publikuara në rrjetet sociale, përmes të cilave dyshohet se është kërcënuar një zyrtar policor, prokurori kujdestar ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), që të ndërmarrë  të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të kësaj çështjeje.

“Në kuadër të veprimeve hetimore, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për sigurimin dhe administrimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me qëllim të mbledhjes dhe sigurimit të provave relevante lidhur me këtë rast”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit si dhe sigurimin e provave të nevojshme, në përputhje me kompetencat dhe dispozitat ligjore në fuqi./Lajmi.net/