Në Llapushnik vazhdon edhe sot protesta kundër varrezave katolike
Banorët e fshatit Llapushnik të Drenasit vazhdojnë protestën për të kundërshtuar kërkesën e Ipeshkvisë së Kosovës dhe vendimin e Komunës e Drenasit, për mënyrën e ndarjes së parcelës, siç thonë ata kundërligjore për besimtarët katolik të këtij fshati.
Lajme
Protesta është e katërta me radhë dhe do të fillojë në ora 10:00.
Sipas organizatorëve të protestës, kjo ndarje ka ndodhur pa votim në Asamblenë Komunale, pa i pyetur banorët e fshatit dhe ka nxitur shumë reagime nga ana e bashkëfshatarëve, banorëve të fshatrave tjera përreth dhe OVL e UÇK-së, për arsye se parcela ku është ndarë, është shpallur Zonë e Mbrojtur e UÇK-së para 3 viteve.