Në ligat më të forta, liderë janë klubet që askush nuk i priste
Në ligat më të forta të Evropës, sezonet nuk kanë nisur që një kohë të gjatë, por mjaftueshëm kohë kanë kaluar për të thënë se aty veç ka pasur befasi të mëdha.
Sport
Shikimi i renditjeve tabelare tregon se diçka e rrallë vërtetë është duke ndodhur.
Everton dhe Aston Villa nuk dinë për humbje, City, United dhe Liverpool e kanë përjetuar atë
Në Premierligë, dy vendet e para janë zënë nga Everton dhe Aston Villa, gjithashtu këto dy klube nuk dijnë ende për humbje pas pesë xhirove të luajtura në kampionat.
Dy vendet e para në La Liga janë zënë nga Real Sociedad dhe Villarreal, ndërsa vendi i parë në Gjermani i takon RB Leipzig, që mbase është befasia më e vogël nga ligat më të forta, sepse ka qenë pjesë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Mbi të gjitha, dallimi mes tyre dhe Bayern Munich është vetëm një pikë.
Milani më në fund… lider në Serie A
Një surprizë e madhe vjen nga Serie A, më saktë, nga Milan, që janë rikthyer te rezultatet e shkëlqyeshme siç kanë bërë në të kaluarën. Pas katër xhirosh ‘Rossonerët’ numërojnë katër fitore, me një diferencë prej 9:1.
Pas Milanit me vetëm dy pikë më pak vjen një tjetër surprizë e madhe, ajo është Sassuolo.
Një punë të shkëlqyeshme në Francë e ka bërë Lille, që pas shtatë xhirove zënë vendin e parë me dy pikë më shumë se PSG, që numëron dy humbje në fillim të sezonit./Lajmi.net/