Në Kuvend nuk i folën njëri-tjetrit, në kazermë Kurti dhe Osmani përshëndetën
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti i shtrënguan duart në rreshtimin e kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, për nder të Epopesë së UÇK-së. Presidentja shkoi e fundit në këtë aktivitet dhe i përshëndeti secilin në rreshtin e parë, përfshirë kryeministrin. Në seancën solemne të Kuvendit të…
Lajme
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti i shtrënguan duart në rreshtimin e kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, për nder të Epopesë së UÇK-së.
Presidentja shkoi e fundit në këtë aktivitet dhe i përshëndeti secilin në rreshtin e parë, përfshirë kryeministrin.
Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, Osmani dhe Kurti nuk kanë folur me njëri tjetrin dorë për dore.
Kjo ftohje e tyre duket të ketë ardhur pasi Kurti nuk e kandidoi Osmanin për Presidente të Kosovës.