Në Kosovë litrin e naftës e shtrenjtuan ende pa ndryshuar nëpër Evropë- armëpushimi Izrael-Iran, zbresin çmimet e derivateve
Aksionet evropiane u rritën në më shumë se 1% të martën, duke rritur kështu “oreksion” për rrezik në të gjitha tregjet globale. Indeksi pan-evropian STOXX 600 u rrit me 1.4% në 542.6 pikë që nga ora 07:00. Indekset e tjera kryesore rajonale gjithashtu u tregtuan më lart, me indeksin referues të Gjermanisë, që kryesoi fitimet…

Lajme
Aksionet evropiane u rritën në më shumë se 1% të martën, duke rritur kështu “oreksion” për rrezik në të gjitha tregjet globale.
Indeksi pan-evropian STOXX 600 u rrit me 1.4% në 542.6 pikë që nga ora 07:00.
Indekset e tjera kryesore rajonale gjithashtu u tregtuan më lart, me indeksin referues të Gjermanisë, që kryesoi fitimet me një rritje prej 2%.
Çmimet e naftës ranë, me kontratat e ardhshme të naftës së përpunuar Brent që u tregtuan gati 4% më të ulëta në orën 07:30, ndërsa armëpushimi lehtësoi shqetësimet për ndërprerje të furnizimit në Lindjen e Mesme.
Çmimet e naftës së papërpunuar ranë me 3.82 dollarë, ose 5.3%, në 67.66 dollarë për fuçi në orën 08:45 me kohën tonë lokale.
Nafta e papërpunuar e SHBA-së, West Texas Intermediate, ra me 3.75 dollarë, ose 5.5%, në 64.76 dollarë për fuçi.
Ende pa u shtrenjtuar në shumë vende të botës, në Kosovë naftëtarët e shtrenjtuan menjëherë çdo litër të mundshëm.
Anipse padyshime se të njëjtit posedonin rezerva dhe s’iu është dashur të furnizohen përgjatë këtij konflikti disa ditorë në mes Izraelit dhe Iranit- të njëjtit nisën që qytetarëve t’ua shesin litrin e derivateve shumë më shtrenjtë.
Madje të njëjtit parashihnin që këtë javë litrin ta bënin 2 euro- e që është tejet e rëndë për secilin qytetar në Kosovë./Lajmi.net/