Në këto dy pika kufitare pritjet zgjasin më shumë se një orë
Fluksi në pikat kufitare në orët e pasdites karakterizohet me pritje të gjata Te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për hyrje në pikën kufitare Te Dheu i Bardhë variojnë nga 60 deri në 70 minuta, me kolonat e krijuara të automjeteve në gjatësi…
Lajme
Fluksi në pikat kufitare në orët e pasdites karakterizohet me pritje të gjata Te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për hyrje në pikën kufitare Te Dheu i Bardhë variojnë nga 60 deri në 70 minuta, me kolonat e krijuara të automjeteve në gjatësi prej 700 metrash.
Kolona në hyrje ka edhe në pikën tjetër kufitare Muçibabë, 300 metra gjatësi, ku qytetarët duhet të presin hiq më pak se një orë.
Në pikat e tjera kufitare gjendja është pa probleme të theksuara dhe nuk ka kolona dhe as pritje në të dyja anët e kufirit.