Në këtë mënyrë, Gold AG i reagon Shkëlzen Gashit

Gold AG nuk ka qëndruar i heshtuar pas deklaratave të Shkëlzen Gashit.

ShowBiz

25/04/2020 09:02

Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, në një intervistë gjatë ditës së djeshme dha një deklaratë për UÇK-në, shkruan lajmi.net.

Në atë deklaratë, ai tha se disa individë në UÇK e kanë keqpërdorur uniformën, duke vrarë civilë serbë.

Deklarata e tij ka nxitur reagime të shumta në publik, e në mesin e tyre kanë reaguar edhe komuniteti artistik.

Reperi Gold AG, përmes disa postimeve, ka ndarë pjesë nga këngët që ua ka kushtuar heronjve të rënë për liri.

Ndër to, ai postoi edhe një pjesë të këngës “Shqiptar 2”, ndërsa në mbishkrimin e videos janë fjalët “ShkelzenGashi per ty pak … ❤️”.

Videot e tjera ai i shoqëroi me fjalët “JAM HISTORIA VEÇ ME TRI SHKRONJA ?? UÇK ❤️ EPOPEJA E UÇK-së ??????????????????????”, e të tjera. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B_Ym2l1lSt1/

https://www.instagram.com/p/B_YmRenpRIK/

https://www.instagram.com/p/B_YlpGdFxE4/

https://www.instagram.com/p/B_YktEWFnZ3/

https://www.instagram.com/p/B_YWRjTFG0W/