Në gjashtë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 6 komuna. Bëhet fjalë për komunën e Hanit të Elezit, Shtërpcës, Junikut dhe Mamushës, Kllokotit dhe veriut të Mitrovicës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi deklaroi se numri i përgjithshëm i vendvotimeve…

Lajme

30/12/2025 08:48

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 6 komuna.

Bëhet fjalë për komunën e Hanit të Elezit, Shtërpcës, Junikut dhe Mamushës, Kllokotit dhe veriut të Mitrovicës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi deklaroi se numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesura është 70 dhe u takojnë komunave: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (8)  dhe Mitrovicë e Veriut (22).

“Procesi po vazhdon në QKN-të e komunave të tjera, ndërkohë që të dhënat po përditësohen vazhdimisht në platformën e rezultateve”, ka njoftuar mbrëmë KQZ-ja.

https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/mcc?municipality=0&fbclid=IwY2xjawO97DxleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFDQmF3ZXFTaDZHUWFwTENuc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHpMOJXC7d2LraMNjZWfoP2v_47uXPCkE3ftswXOWY-C_bYp8jaTyhIa7WYwB_aem_zj5H560MBQ3EflewD9tRhQ&votingStation=0&pollingClass=0