“Ne jemi armiq Edi Rama,” Berisha-kryeministrit: Përsëri ia mbathe, gabim bëre!
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë fjalën në protestën që opozita po mban përballë kryeministrisë.

Lajme
“Jemi sot këtu në këtë shesh të lirisë. Të dashur bashkatdhetarë, vëllezër e motra të ardhur nga mijëra kilometra larg për t’u bashkuar sot me frontin e shpëtimit të Shqipërisë. Zoti ju bekoftë ju…Bëheni sot një burim drite, dielli, shprese për mbarë shqiptarët.”
“Ju erdhët në këtë bulevard sepse ju thirri ora e lirisë, ora e Shqipërisë. Shqipëria në rrezik ishte kushtrimi që ju ngriti në këmbë për ta shpëtuar atë. Sot pasardhësi i diktatorit ka vendosur monizmin e plotë. Përsëri ia mbathi, përsëri do t’ia mbathë. Në emerin tuaj do t’i them këto fjalë: Edi Rama ne të dy sot jemi armiq. Po pse jemi armiq? Zemra ime fjalë tjetër nuk nxjerr.”
“Sepse ti, ke për ideal pushtetin, pushtetin dhe vetëm pushtetin. Kurse ne kemi për ideal vetëm lirinë. Ti pushtetin e don për të pasuruar veten, për të varfëruar qytetarët, për të poshtëruar qytetarët. Kurse, unë dhe qytetarët që janë këtu, lirinë e duan për të bërë të lirë shqiptarët, për t’u kthyer dinjitetin.”