Në Itali shifrat mbeten të larta, kryhen rreth 12 milionë vaksinime

Bilanci i sotëm italian flet një rritje të rasteve, por edhe për një ulje të viktimave nga piku i ditës së djeshme.

Bota

08/04/2021 21:34

Të infektuarit e rinj sipas autoriteteve shëndetësore janë 17.221, nga 13.708 të ditës së djeshme, ndërkohë që bilanci i viktimave mbetet e i lartë, 487, por në ulje nga 627 të 24 orëve më parë.

Lajme më të mira vijnë nga terapitë intensive dhe shtrimet në spital, në ulje konstante, edhe pse pacientët në gjendje të rëndë mbeten pothuajse 3700, raporton A2.

Lombardia mbetet rajoni më i goditur, i ndjekur nga Pulia dhe Kampania.

Ndërkohë, fushata e vaksinimeve vijon, edhe pse me shpejtësi të reduktuar nga vendimi i autoriteteve për bllokimin e vaksinës Astra Zeneca tek personat nën 60 vjeç.

Deri më tani, janë injektuar pothuajse 12 milionë vaksina, dhe 3.6 milionë persona kanë marrë edhe dozën e dytë. /Lajmi.net/