Haxhiu vlerëson gazetarët dhe thekson rëndësinë e mediave për demokracinë
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka shprehur mirënjohje për gazetarët dhe punonjësit e mediave në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka theksuar se në një kohë kur informacioni përhapet shumë shpejt, bëhet më e vështirë të dallohet e vërteta nga manipulimi. Sipas saj, roli…
Lajme
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka shprehur mirënjohje për gazetarët dhe punonjësit e mediave në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka theksuar se në një kohë kur informacioni përhapet shumë shpejt, bëhet më e vështirë të dallohet e vërteta nga manipulimi. Sipas saj, roli i mediave profesionale dhe gazetarëve të përkushtuar është shumë i rëndësishëm për informimin e drejtë të qytetarëve.
Haxhiu ka shtuar se kur lajmet nuk janë të sakta dhe kur interesat e fshehura ndikojnë në informim, qytetarët mund të humbin besimin dhe demokracia dobësohet. Ajo ka theksuar se hapësira publike ka nevojë për fakte, verifikim dhe përgjegjësi.
Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka paraqitur një qëndrim kritik ndaj Qeverisë në detyrë. Sipas AGK-së, gazetarët në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida dhe presione në punën e tyre.
Në deklaratë thuhet se një nga shqetësimet kryesore është një fushatë e vazhdueshme nga Qeveria dhe partia në pushtet, Vetëvendosje, e cila, sipas tyre, synon të ulë besimin e publikut tek mediat.
AGK ka kërkuar që institucionet dhe akterët politikë të respektojnë lirinë e mediave dhe të krijojnë kushte më të mira për punën e gazetarëve, duke theksuar se mediat kanë rol të rëndësishëm në demokraci. /Lajmi.net/