Në Gjilan procesi zgjedhor po shkon mbarë
Në Qendrën e Votimit në shkollën “Abaz Ajeti”, në Gjilan ka interesim më të madh të votuesve për të ushtruar të drejtën e tyre të votës krahasuar me çdo proces tjetër zgjedhor. Në këtë pikë votimi procesi zgjedhor po shkon mbarë dhe nuk është evidentuar ndonjë parregullsi. Kështu deklaroi për KosovaPress, Arsim Bejtullahu menaxher i…

Lajme
Në Qendrën e Votimit në shkollën “Abaz Ajeti”, në Gjilan ka interesim më të madh të votuesve për të ushtruar të drejtën e tyre të votës krahasuar me çdo proces tjetër zgjedhor.
Në këtë pikë votimi procesi zgjedhor po shkon mbarë dhe nuk është evidentuar ndonjë parregullsi. Kështu deklaroi për KosovaPress, Arsim Bejtullahu menaxher i kësaj qendre votuese.
Bejtullahu tha se deri në ora 15:00 në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan kanë votuar mbi 2 mijë e 900 votues apo 25% e votuesve që kanë të drejtë të votojnë në këtë qendër votimi.
“Përgjithësisht duke filluar prej momentit kur fillon edhe zyrtarisht procesi zgjedhor me kompletimin e materialeve të ndjeshme dhe jo të ndjeshme prej ditës së djeshme dhe deri më tani procesi zgjedhor po ec mbarë. Komisionerët në vendvotime kanë qenë në kohë dhe çdo gjë ka shkuar mirë nuk ka diçka që ia vlen për të veçuar deri tani kurm po flasim në ora 15:00 kanë votuar 2 mijë e 975 votues që në përqindje i bie 25%…Prej mëngjesit është parë një fluks pak më i madh sesa herët e kaluara sidomos nga hera e kaluar edhe tash përqindja e daljes në zgjedhje në krahasim më të kaluarën rreth 2-3 apo më shumë“, theksoi ai.
Në 38 komuna të Kosovës sot qytetarët po votojnë për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunale për katër vitet e ardhshme.