Në fillim të përhapjes së pandemisë, Trusti humbi rreth 60 milionë euro

Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19, ka krijuar tashmë krizë jashtëzakonisht të rëndë për tregjet financiare globale. Pa telashe nuk do të kalojë as Kosova.

Lajme

02/04/2020 13:48

Efektet negative kishin nisur në ekonominë me aktivitetin prodhues më të lartë në botë, në Kinë, nga mbyllja e linjave të prodhimit dhe pikave të shitjes, qysh gjatë muajve janar e shkurt 2020. Ato efekte u reflektuan menjëherë në tregjet financiare, pra ende pa filluar përhapja e virusit në nivel global.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), i cili ka nën menaxhim kontributet e obligueshme pensionale (dhe vullnetare) të të punësuarve në Kosovë ka lajmëruar se do të ketë probleme.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka lajmëruar përkeqësim të kthimit të mjeteve të investuara jashtë Kosovës. Ky institucion humbi rreth 60 milionë euro të investimeve në fillim të shfaqjes së pandemisë, shkruan lajmi.net.

Deri me datë 13.03.20020, Trusti ka deklaruar se ka nën menaxhim 1,891,061,57 euro. Pas kësaj date, ose më datën 26.03.2020 nen menaxhimin e Trust-it kanë figuruar 1,901,533,825, ose rreth 10 milionë euro më shumë se me datën 13 mars. Pra, ka pasur një kthim pozitiv.

Ndërsa me datë 30.03.2020 kanë figuruar 1,904,429,229 euro, ose 2.8 milion euro më shumë.

Pas përfundimit të vitit 2019, ose fiks me 31 dhjetor të këtij viti, para nën menaxhimin e Trusti-it kanë qenë 1,966,956,583 euro. Pra, për tre muajt e parë të këtij viti pati një humbje të parave në vlerë prej 62.5 milion euro.

FKPK-ja për vitin 2019 ka arritur një perfomancë pozitive nga investimet prej 8.9%, ndërkohë që e ka mbajtur luhatshmërinë e ulët. Kthimi bruto shkoi në rreth +161 milionë euro në total, duke qenë kështu në vlerë nominale më i larti ndonjëherë.

Zëdhënësi i Trust-it, Jeton Demi tha për lajmi.net se kthimi negativ i investimve është për shkak të gjendjes së krijuar në botë.

“E kuptueshme që në gjendjen aktuale, krejtësisht të jashtëzakonshme në botë, të kemi reduktim të mjeteve nën menaxhim si pasojë e kthimit nga investimet. Për këtë gjendje të krijuar, FKPK-ja e ka publikuar një kumtesë për medie më 20 mars”, tha Demi.

Masat e KKPK-së për investimet

Organet drejtuese, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, qysh para fillimit të efekteve më të rënda (deri më tani) në tregjet financiare kanë ripozicionuar investimet, duke i tërhequr masivisht investimet nga tregu i aksioneve dhe duke i drejtuar ato më së shumti në tregun e parasë së gatshme por edhe multi-portofoleve. Gati gjysma e gjitha investimeve tashmë është në Kosovë dhe në tregun e parasë së gatshme, ku risku llogaritet aktualisht më i ulëti i mundshëm. FKPK-ja kështu e ka ulur ekspozimin në tregun e aksioneve në nivelin më të ulët historik, prej vetëm rreth 6%.

Sipas Trust-it, këto masa të marra kanë dhënë efekt duke i mbrojtur investimet e FKPK-së nga një rënie shumë e fortë e tregjeve financiare.

“Për krahasim, prej fillimvitit 2020 e deri më 18 mars indekset kryesore kanë njohur zhvlerësim të thellё. Indekset amerikanem Doë Jones Industrial (DJI) ka rënë me -30%, dhe S&P500 me -26%, ndërsa indekset në Evropë, si DAX i Gjermanisë ka rёnё me -37% kurse indeksi FTSE i Anglisё me -33%. Për të njëjtën periudhë performanca e investimeve të FKPK-së rezulton të jetë reduktuar me rreth -7%. Në anën tjetër, me qëllim të krijimit të avantazhit investues të pas krizës, institucioni është duke shikuar mundësinë për të filluar me ri-alokimin e mjeteve në instrumentet financiare që paraqesin mundësi rritjeje të shpejtë në momentin e rikuperimit të tregjeve”, ka bërë të ditur Trust-i.

Ku janë të investuara parat e Trustit

Paratë e Trust-it janë të investuara në rreth 15 organizata financiare jashtë Kosovës, dhe një pjesë e tyre në Kosovë.

Vanguard Investment Series plc- Global Stok Index Euro Hedged -Vanguard, është me seli në Pensilvani të SHBA-ve, është themeluar më 1975 dhe është ndër menaxhuesit më të mëdhenj të mjeteve në botë. Deri më 31 janar 2018 Vanguard kishte rreth 5.1 trilionë dollarë mjete nën menaxhim, dhe rreth 15 mijë të punësuar globalisht në rreth 170 shtete. FKPK-ja ka filluar me investimet përmes fondit të indeksuar të Vanguard-it Global Stock Index Fund Euro Hedged në vitin 2005. Ky fond pasiv (i indeksuar) në përbërjen e tij ekskluzivisht përmban (dhe tregton me) aksione të korporatave më të mëdha nga shtetet e zhvilluara të cilat replikohen bazuar në përbërjen e Morgan Stanley Capital International (MSCI) World Free Index. Tashmë edhe kjo organizatë ka lajmëruar përkeqësim të situatës. 

Edhe korporatat tjera financiare ku Trust-i i ka të investuara para, kryefjalë në ueb-faqet e tyre është COVID-19.

AXA Investment Managers është themeluar më 1994 me seli në Francë dhe është pjesë e korporatës AXA Group. FKPK-ja ka filluar me investimet përmes fondit të AXA-s Global Inflation Linked Bonds Eur në vitin 2010. Ky fond aktiv në përbërjen e tij ekskluzivisht përmban (dhe tregton me) fletobligacione afatgjata të lidhura me inflacionin që emetohen nga thesaret e shteteve dhe korporatat botërore.

BNY Mellon është krijuar në vitin 2007 nga bashkimi i Mellon Financial Corporation dhe The Bank of New York Company me seli në Nju Jork të SHBA-ve. Deri më 30 qershor 2018 BNY Mellon kishte 1.8 trilionë dollarë nën menaxhim dhe kishte shtrirje në 35 shtete të botës. FKPK-ja ka filluar me investimet përmes fondit të BNY Mellon Global Real Return X EUR në vitin 2011. Ky fond aktiv në përbërjen e tij përmban (dhe tregton me) aksione të korporatave botërore dhe në masë më të vogël fletobligacione të shteteve dhe korporatave botërore duke synuar kështu të gjenerojë kthim absolut nga të dy klasat e instrumenteve financiare.

FKPK-ja ka investuar më 1 gusht 2016 në fondin e Schroders ISF – Global Diversified Growth. Ky fond është themeluar më 2012 dhe deri më 31 korrik 2018 kishte nën menaxhim rreth 852 milionë euro. Fondi bën investime në multi-asete, me fokus në aksione, dhe me synim mbrojtjen përmes qasjes tradicionale të balancimit të riskut të klasave të aseteve por edhe përdorimit të masave mbrojtëse si derivatet financiare.

BNP Paribas, me seli në Paris, ka filluar aktivitetin financiar më 1822, ndërsa BNP Paribas Investment Partners është themeluar më 2007 për menaxhimin e aseteve. BNP Paribas IP është në top listën e institucioneve financiare dhe investuese në botë. FKPK-ja ka investuar në tetor 2016 në fondin e BNP Paribas IP Parvest Diverisified Dynamic (I). Ky fond synon të rrisë vlerën e aseteve në periudhë afatmesme duke zbatuar një strategji të diversifikuar dhe fleksibile të alokimit në të gjitha klasat e aseteve. Kjo synohet të arrihet përmes financimit ose investimit direkt në të gjitha siguracionet e transferueshme dhe/ose në kesh dhe po ashtu në instrumentet financiare të derivativave.

Amundi, me seli në Paris, Francë, është themeluar më 2010 nga Crédit Agricole dhe Société Générale, për t’i rigrupuar operacionet e tyre të menaxhimit të aseteve nën një kulm. Për nga shuma e mjeteve nën menaxhim, Amundi renditet në krye të listës së aset-menaxherëve në Europë. Deri më 30 qershor 2018 Amundi kishte 1.46 trilionë euro mjete nën menaxhim. FKPK-ja ka investuar në Amundi për herë të parë në dhjetor 2016 në fondin e Amundi Rendement Plus – I2.

FKPK-ja ka investuar më 18 korrik 2017 në fondin e Amundi 3 M-I. Ky fond është themeluar më 1999 dhe deri më 30 prill 2019 kishte nën menaxhim rreth 16.8 miliardë euro. Fondi bën investime në tregun e parasë së gatshme me synim ofrimin e sigurisë më të lartë investuese dhe nivelin më të ulët të oscilimeve. Ky investim ofron nivel të lartë të likuiditetit dhe ka për qëllim mbrojtjen dhe diversifikimin e investimeve të FKPK-së në rast të rënies së shpejtë dhe të fortë të tregjeve financiare.

BlackRock, Inc. është korporatë amerikane e menaxhimit të investimeve globale me selinë e saj në New York. BlackRock menaxhon mbi 800 fonde investuese dhe deri më 31 mars 2019 kishte 6.5 trilionë dollarë mjete nën menaxhim. Më 17 qershor 2019, FKPK-ja ka filluar me investimet përmes fondit investues të BlackRock-ut iShares Edge S&P 500 Minimum Volatility Euro Hedged. Ky fond pasiv (i indeksuar) në përbërjen e tij ekskluzivisht përmban (dhe tregton me) aksione të korporatave më të mëdha nga SHBA-ja, që kanë luhatshmëri më ulët se sa tregu i gjerë i aksioneve të korporatave amerikane.

FKPK-ja ka investuar më 20 gusht 2019 në fondin e tregtueshëm Amundi Euro Corporates UCITS ETF. Ky fond i tregtueshëm është themeluar më 29 qershor 2009 dhe deri më 14 gusht 2019 kishte nën menaxhim rreth 1.05 miliardë euro. Si i tillë ky fond i tregtueshëm mundëson investuesit të përfitojnë nga ekspozimi në letra me vlerë të 75 korporatave europiane më likuide me kategori investuese.

BlackRock, Inc. është një korporatë amerikane për menaxhimin e investimeve globale me seli në qytetin e New York-ut të SHBA-ve. BlackRock është aset menaxheri më i madh në botë dhe që nga fundi i TM4 2019 posedon rreth 7.4 trilion euro asete nën menaxhim. BlackRock operon globalisht me 70 zyra në 30 vende dhe me klientele në 100 vende të botës. Më 12 mars 2020, FKPK-ja ka filluar investime përmes fondit investues të BlackRock-ut iShares Core EURO STOXX 50 UCITS Exchange Traded Fund. Fondi synon të përcjellë performancën e indeksit të përbërë nga 50 korporatat më të mëdha në Eurozonë.

BlackRock, Inc. është një korporatë amerikane për menaxhimin e investimeve globale me seli në qytetin e New York-ut. BlackRock është aset menaxheri më i madh në botë dhe që nga fundi i TM4 2019 posedon rreth 7.4 trilion euro asete nën menaxhim.  Më 12 mars 2020, FKPK-ja ka filluar investime përmes fondit investues të BlackRock-ut iShares Edge MSCI Europe Minimum Volatility UCITS Exchange Traded Fund. Fondi synon të përcjellë performancën e indeksit të përbërë nga korporata të përzgjedhura evropiane që, në total, kanë një luhatshmëri më të ulët krahas tregut më të gjërë të aksioneve evropiane.

BlackRock, Inc. është një korporatë amerikane për menaxhimin e investimeve globale me seli në qytetin e New York-ut të SHBA-ve. BlackRock është aset menaxheri më i madh në botë dhe që nga fundi i TM4 2019 posedon rreth  E 7.4 trilion asete nën menaxhim. FKPK-ja ka filluar investime përmes fondit investues të BlackRock-ut iShares S&P 500 EUR Hedged UCITS Exchange Traded Fund.

FKPK-ja nga korriku 2014 ka investuar edhe në fondin tjetër të AXA Investment Managers AXA World Fund Optimal Income I EUR. Ky fond aktiv në përbërjen e tij përmban (dhe tregton me) aksione dhe fletobligacione, të korporatave dhe shteteve kryesisht Evropiane, duke synuar kështu të gjenerojë kthim absolut nga të dy klasat e instrumenteve financiare në afat të gjatë. Përdorimi i derivativave në masë të vogël lejohet për hir të menaxhimit të riskut.

BlackRock, Inc. është një korporatë amerikane për menaxhimin e investimeve globale me seli në qytetin e New York-ut të SHBA-ve. BlackRock është aset menaxheri më i madh në botë dhe që nga fundi i TM4 2019 posedon rreth $7.4 trilion asete nën menaxhim. BlackRock operon globalisht me 70 zyra në 30 vende dhe me klientele në 100 vende të botës. Më 12 mars 2020, FKPK-ja ka filluar investime përmes fondit investues të BlackRock-ut iShares S&P 500 EUR Hedged UCITS Exchange Traded Fund. Përfitimet kryesore të fondit janë ekspozimi diversikifues në korporata amerikane dheinvestimi direkt në 500 korporata udhëheqëse amerikane. Fondi poashtu përfiton nga expozimi  në korporata të mëdha në një shtet të vetëm dhe në baza mujore bën mbrojte nga expozimi në dollarë.

Nordea është grupi më i madh financiar në Evropën Veriore dhe e ka selinë në Stokholm të Suedisë. Nordea  ka filluar se operuari më 1830, dhe deri më 31 dhjetor 2017 kishte rreth 582 miliardë euro mjete nën menaxhim dhe 30,399 të punësuar. Prej 1992-s Nordea ka hyrë në tregun e menaxhimit të mjeteve dhe prej 2004-s ka ofruar menaxhimin e produkteve me kthim absolut. FKPK-ja ka filluar me investimet përmes fondit të Nordea-s Nordea 1 Global Stable Equity Fund në qershor të vitit 2014. Ky fond aktiv në përbërjen e tij përmban (dhe tregton me) aksione të korporatave me zhvillim stabil të: kthimit, dividendës dhe rrjedhës së keshit.  /Lajmi.net/