Në Ferizaj, babai ther me thikë djalin

Një rast i dhunës familjare është regjistruar dje në qytetin e Ferizajt.

Lajme

08/04/2019 11:26

Mbrëmë në ora 23:05 në qytetin e Ferizajt, babai ka therur me thikë djalin e tij, raporton lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, viktima ka deklaruar deri te therja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. /Lajmi.net/