Në debatin për Demarkacionin, pritet të marrë pjesë edhe Murat Meha (Dokument)

Në debatin e 3 gushtit për Demarkacionin me Malin e Zi, pritet të marrë pjesë edhe kryesuesi i Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, Murat Meha. Të paktën në ftesën që Veseli ua ka drejtuar pjesëmarrësve, thuhet se në debat do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit shtetëror.

Lajme

24/07/2016 17:10

Debati i cili do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, është ftuar nga kryetari i këtij institucioni, Kadri Veseli, shkruan lajmi.net

Një ftesë të cilën e ka siguruar lajmi.net, e cila i është drejtuar përfaqësuesit të Unionit të Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, Debati është cilësuar si profesional dhe shkencor.

Veseli në këtë ftesë ka shkruar se në debat do të jenë edhe përfaqësuesit e Komisionit shtetëror, dhe përgjegjësit e institucioneve të përfshira gjatë procesit të shënjimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndërkaq, po ashtu do të marrin pjesë deputetë të Kuvendit të Kosovës, ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile, medieve. /lajmi.net

Ftesa per debat